Romelu Lukaku vazhdon të marrë oferta nga Premier League. Manchester City insistoi gjatë për shërbimet e tij, por nuk ia doli të gjejë një akord me Interin, ndërsa tani është futur në garë Chelsea.
The Sun raporton se klubi londinez është gati të shpenzojë 90 milion euro për belgun, i cili po shkëlqen tek ekipi i Contes. Chelsea ka dalë jashtë garës për Haaland dhe ka piketuar Lukakun si qendërsulmuesin e ardhshëm.
27-vjeçari cilësohet si lojtari perfekt për skemat e trajnerit Thomas Tuchel. Lukaku shënon rregullisht, por bën edhe një punë të madhe për skuadrën. Tani pritet përgjigja e klubit italian.
Zikaltrit nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga bomberi, por milionat e ofruar nga Anglia tundojnë. Nëse palët arrijnë marrëveshjen mes tyre, Lukaku do të rikthehej pas plot shtatë viteve te Chelsea. /abcnews.al