“90% e këngëve të kësaj vere janë njëlloj”, Ronela Hajati “nuk përmbahet” ndaj kolegëve

schedule13:47 - 26 Korrik, 2022

schedule 13:47 - 26 Korrik, 2022

Ronela Hajati është gjithmonë e drejtëpërdrejtë kur bëhet fjalë për çështje që e shqetësojnë.

Së fundmi, përmes një postimi në Instastory, ajo “ka thumbuar” kolegët e saj, duke u shprehur se shumica e këngëve në vendin tonë duken kopje të njëra-tjetrës.

“A e kam gabim nëse them që 90% e këngëve të kësaj vere janë njëlloj? Mu duk sot sikur një këngë ishte e gjatë nja 15 minuta kur në fakt ishin ndërruar nja 5 këngë”, ka shkruar Ronela, duke hapur kështu shumë diskutime.

Kujtojmë që pas pjesëmarrjen në Eurovision, këngëtarja ka qenë shumë aktive në muzikë. Ajo ka publikuar dy videoklipe të reja dhe ka ftesa të pafundme në koncerte./abcnews.al