Një shifër e lartë e të infektuarve me Covid është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Në raportin e saj ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2 669 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid 517 raste të reja dhe 9 persona kanë humbur jetën.
Rastet e reja mësohet se janë konfirmuar në Shkup – 261, Manastir – 31, Kavadar – 24, Prilep dhe Veles – 22, Kumanovë – 18, Tetovë – 16, Kërçovë – 14, Gostivar dhe Shtip – 13, Ohër – 12, Kriva Pallanka – 11, Strumicë – 10 , Strugë dhe Negotinë – nga 8, Koçani, Gjevgjelia, Sveti Nikolla dhe Resnja – nga 5, Dibra dhe Demir Hisari – nga 4, Radovishi, Dellçeva, Valandova, Bogdanci, Kratovë dhe Demir Kapi – nga 1.
Në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar betejën me Covid 1.022 pacientë duke e çuar në 282 604 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 296.229, nga të cilët 8.918 kanë ndërruar jetë./abcnews.al