9 shtatzëna dhe 6 fëmijë të shtruar për shkak të COVID në Kosovë

schedule09:59 - 14 Shkurt, 2022

schedule 09:59 - 14 Shkurt, 2022

Gjatë këtij viti është rritur numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë.

Kësisoj është rritur edhe numri i pacientëve në spital. Në mesin e të shtruarve janë edhe 6 fëmijë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. Po ashtu janë edhe 9 gra në Klinikën e Gjinekologjisë.

“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, 171 pacientë janë të spitalizuar nga Covid-19, prej tyre 166  të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 5 të negativizuar. 129 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 10 pacientë”, thuhet nga SHSKUK.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!