9 shprehje nga gratë që lanë gjurmë këtë dekadë

schedule09:16 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 09:16 - 31 Dhjetor, 2019

Dekada që do të lëmë pas, ka patur momente shumë të rëndësishme që i takojnë gruas dhe fuqizimit të saj. Lëvizje globale si #MeToo apo TimesUp ndryshuan shumë gjëra në shoqërinë e botës përgjatë dy viteve të fundit.

Zëri i grave lidere ka qenë gjithnjë i rëndësishëm për vazhdimësinë, prandaj më poshtë do të gjeni disa nga shprehjet më të famshme të kësaj dekade, thënë nga gratë që lanë shenjë në “luftën” e përditshme për barazi gjinore, këtë dekadë.

1.Malala Yousafzai

 

“Një fëmijë, një mësues, një laps dhe një libër mund të ndryshojë botën!”

2.Michelle Obama

 

“As  kur punoja si avokate, as kur isha administratore në një universitet, as kur isha menaxhere në një organizatë jo fitimprurëse dhe as tani që jam Zonjë e Parë, s’i kam kërkuar askujt që e kam intervistuar për ta marrë në punë rreth një testi inteligjence, apo për notat e diplomës. S’kam marrë kurrë dikë vetëm sepse ishtr në një shkollë private me emër dhe jo në një publike. Kurrë!

Çfarë unë kam parë, është njeriu që je. A je punëtor? A je i besueshëm? A je i hapur të pranosh pikëpamjet e ndryshme të njerëzve? A i ke harruar për një çast interesat e tu personalë për t’i shërbyer dikujt tjetër? E ke ndihmuar ndonjëherë komunitetin tënd, vendin tënd, qoftë i veshur me uniformë, qoftë jo.” -2013

3.Emma Watson

 

“Kam kuptuar që të luftosh për të drejtat e grave  është kthyer shpesh në sinonim me “urrejtjen ndaj burrave”. Nëse ka diçka që duhet të ndalojë, është pikërisht kjo!”-2014

4.Patricia Arquette

 

“Për çdo grua që i ka dhënë jetë çdo taksapaguesi dhe çdo qytetari… Ne kemi luftuar gjithë jetën për të drejtat e kujdo tjetër. Tani është koha jonë të kërkojmë barazi!” – 2015

5.Hillary Clinton

 

“Të gjitha provat na thonë se pavarësisht gjithë pengesave që do të jenë aty gjithmonë, historia s’ka parë asnjë kohë më të mirë për të lindur grua. Po këto të dhëna, të çojnë në një tjetër përfundim. Që pavarësisht këtij progresi, s’jemi ende aty ku duhet të jemi.”- 2015

6.Gloria Steinem

 

“Ne jemi këtu dhe rreth e qark botës për një demokraci të thellë që na thotë që s’do të jemi të heshtura, që nuk do të jemi të nënshtruara dhe se do të punojmë në një botë ku të gjitha vendet lidhen me njëra tjetrën. Ne jemi në një linjë me njëra tjetrën! Ne po shohim njëra tjetrën, jo lart!”- 2017

7.Oprah Winfrey

 

“Dua që këto vajza që po na shohin tani, këtu, të dinë se një ditë e re po lind në horizont. Kur kjo ditë më në fund të vijë, do të vijë sepse shumë gra të mrekullueshme dhe shumë burra fenomenal po punojnë dhe luftojnë që të sigurohen se do të bëhen liderat që do të na çojnë në ditën kur të mos na duhet të ngrihemi më për çëstje si “Me too”, por vetëm për të thënë “Thank You”!- 2018

8.Emma Gonzalez

 

“Ne po flasim këtu për ato që nuk askënd që t’i dëgjojë, për ato që s’mund ta flasin ende me dikë dhe për ato që s’do të mund të flasin më kurrë. Ne jemi në dhimbje, jemi të tërbuara dhe po përdorim fjalën tonë sepse është e vetmja që qëndron mes nesh dhe kësaj që sërish po ndodh.- 2018

9.Greta Thunberg

 

“Sytë e gjeneratës së ardhshme janë tek ju. Dhe nëse ti zgjedh të dështosh, po ta them që tani- nuk do të ta falim kurrë!”- 2019. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!