9 në 10 të vaksinuar me Pfizer janë të mbrojtur nga varianti Delta

schedule09:25 - 23 Korrik, 2021

schedule 09:25 - 23 Korrik, 2021

Sipas statistikave nga Ministria Izraelite e Shëndetësisë, vaksina Pfizer është 39% efektive kundër Covid dhe 41% efektive në parandalimin e simptomave të rënda.  Ndërsa sipas studimeve të mëparshme Pfizer-BioNTech ishte shumë më shumë se 90% efektive kundër Covid.

Ndërkohë, sipas një studimi në Mbretërinë e Bashkuar botuar këtë javë në The New England Journal of Medicine nxori në pah se Pfizer ishte 88% efektive në parandalimin e Covid  – më shumë se dyfishi i normës së në të dhënat izraelite.

Por mesa duket disa muaj pas vaksinimit, Pfizer humbet efektivitetin e saj. Personat e vaksinuar janë vetëm 16% të mbrojtur kundër infeksionit tani, ndërsa ata që u vaksinuan  në prill ishin 75% të mbrojtur.

Efektiviteti  i Pfizer dhe AstraZeneca

Gjithashtu dy doza të vaksinës Pfizer ose AstraZeneca kundër COVID-19 janë afërsisht po aq efektive kundër Delta.

Zyrtarët thonë se vaksinat janë shumë efektive kundër variantit Delta, i cili tani është bërë varianti më dominues në të gjithë botën. Megjithatë, sipas të njëjtit studim vetëm një dozë e vaksinës nuk është e mjaftueshme për të siguruar një mbrojtje të lartë.

Pfizer-BioNTech dhe Oxford-AstraZeneca

Sipas studimit të djeshëm, dy doza të vaksinës Pfizer ishin 88% të efektive në parandalimin e Delta , krahasuar me 93.7% kundrejt Alpha. Të dyja dozat e vaksinës AstraZeneca janë 67% efektive kundër variantit Delta.

E njëjta vaksinë është 74.5% efektive kundër variantit Alpha, krahasuar me vlerësimin fillestar të efikasitetit prej 66%. Të dhënat nga Izraeli kanë treguar se vaksina Pfizer është më pak efektive kundër rasteve simptomatike, megjithëse mbrojtja ndaj simptomave të rënda mbetet e lartë.

Në një deklaratë Britania njoftoi se doza e parë nga këta të dy vaksina është 33%  efektive kundër Delta. Studimi i plotë i botuar dje zbuloi se një dozë e vaksinës Pfizer është 36% efektive, ndërsa një dozë e vaksinës AstraZeneca është rreth 30% efektive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!