Më 9 mars të vitit 1562 në Napoli të Italisë, puthja në publik u ndalua me ligj dhe u bë e dënueshme me vdekje.
Nëse autoritetet shihnin ndonjë çift duke u puthur, atëherë pasonte dënimi me vdekje.
Ky vendim u morë pasi institucionet ishin të shqetësuara për moralin dhe shëndetin publik. Në këtë mënyrë, përhapja e murtajës në Europë u bë më e ngadalët.
Ndërsa në vitin 1910 Franca ndaloi puthjet në stacione sepse konsideronin që puthjet po vononin mjetet e transportit. Edhe në Britani të Madhe në vitin 1439, Mbreti Henry VI ndaloi puthjen në përpjekje për të ndaluar përhapjen e një sëmundjeje në mbretërinë e tij./abcnews.al