“9 maji ogur i mirë…”, Spiropali: Europa, ideali, vizioni dhe ëndrra e të parëve tanë

schedule20:35 - 9 Maj, 2025

schedule 20:35 - 9 Maj, 2025

Kreyeparlamentarja dhe njëkohësisht drejtuesja për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali tha në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të PS, se Shqipëria në Bashkimin Europian ka qenë gjithmonë një ëndërr, vizion dhe synim i të parëve tanë.

“Sot është dita e Europës, sot 9 maji është dita ku ëndrra më e bukur politike që edhe sot i thërret popujt, i thërret njerëzit drejt paqes, drejt paqes, drejt demokracisë dhe drejt zhvillimit është ogur i mirë për ne dhe për fitoren tonë të 11 majit. Ishte Europa ideali, ideologjia, vizioni i rilindësve tanë.

Europa ishte ëndrra e atit tonë themeluese dhe etërve të tjerë shqiptarë, kur e shpallën pavarësinë dhe e shpallën Shqipërinë Republikë. Ishte ëndrra e atyre që luftuan për një vend të zhvilluar, për një demokraci. Ishte ëndrra e atyre që luftuan në Luftën e Dytë Botërore kundër fashizmit që tentoi të rrafshonte vlerat europiane,” tha kreyparlamentarja Elisa Spiropali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!