9 kuintal drogë i “hanë kokën” kryepolicit të Beratit, e zëvendëson i besuari i Ardi Veliut

schedule14:00 - 21 Nëntor, 2022

schedule 14:00 - 21 Nëntor, 2022

Zbulimi i një sere me 870 kilogram kanabis sativa në Berat i ka “ngrënë kokën” kreut të policisë së këtij qyteti. Edmond Tarkaj nuk do të jetë më në krye të Policisë së Beratit pas skandalit me sasinë emadhe të kanabisit që u gjet në një serrë pak ditë më parë.

Ai është zëvendësuar nga Kastriot Skënderi.

Gjithçka ndodhi pasi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thelloi hetimet mbi përfshirjen e punonjësve të policisë në këtë skandal, ku një serrë ishte kthyer në bazë të rendësishme të mbledhjes së përpunimit të kanabisit, gjë e cila bëhej përmes një numri të madh punëtorësh ditorë.

Sa i përket Skënderit, mësohet se deri më tani ai mbante postin e këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ndërsa më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Policisë së Tiranës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!