9 karakteristika fizike që askush nuk priste të bëheshin trendi

schedule09:35 - 26 Shkurt, 2021

schedule 09:35 - 26 Shkurt, 2021

Tendencat ndryshojnë vazhdimisht dhe ajo që dikur nuk pëlqehej, sot mund të jetë trendi. Më poshtë ne ju kemi sjellë disa karakteristika fizike, që janë vërtet tërheqëse.

1. Vetullat e trasha

Gjithnjë e më shumë njerëz, të famshëm apo ju, kanë filluar të mos i heqin më vetullat. Në vend të kësaj, ata i lënë të rriten dhe të bëhen të trasha. Edhe nëse nuk duken perfekte, ato duken trendi, për sa kohë janë natyrale.

2. Rrënjët e flokëve të rritura

Jo shumë kohë më parë, rrënjët e rritura tregonin moskujdesje ndaj flokëve. Por sot, është trend. Stilistët e flokëve madje rekomandojnë që t’i mbani rrënjët e rritura sa më shumë të jetë e mundur, informon abcnews.al.

3. Thonj të palyer

Trendi për një manikyr natyral ose pa i lyer fare, është shumë popullor. Gjithnjë e më pak njerëz vendosin xhel në thonjtë e tyre. Sigurisht ka njerëz që e pëlqejnë shumë manikyruin, por fakt është se tendenca ka rënë.

4. Gropëzat në fytyrë

Gropëzat në fytyrë kanë qenë gjithmonë një tipar tërheqës në fytyrë. Lajmi është se ato tashmë po krijohen artificialisht. Disa njerëz shtypin faqet e tyre për t’ju dukur gropëzat. Dhe para se të zhduken, ata do të bëjnë një foto të tyre dhe do t’ua tregojnë miqve të tyre. Për të ruajtur efektin për një kohë më të gjatë, mund të përdorni produkte bukurie. Për këtë, duhet të përdorni eyeliner ngjyrë kafe dhe të vizatoni një vijë të vogël vertikale në faqe. Pastaj, përhapeni produktin me gishta, informon abcnews.al

5. Jo fondatinë

Shumë vajza po heqin dorë nga përdorimi i fondatinave dhe korrektorët. Ata preferojnë bukurinë natyrale. Së bashku me këtë, gjithnjë e më shumë njerëz dëshirojnë që lëkura e tyre të duket dhe të jetë e shëndetshme.

6. Balluke të gjata

Balluket e gjata dhe të trasha kanë qenë shumë të njohura në vitin 200-2010. Por, tani ato po fitojnë sërish popullaritet. Gjithnjë e më shumë njerëz po presin balluke.

7. Ngjyra natyrale e flokëve

Lyerja flokëve është trend, por numri i atyre që preferojnë të mbajnë ngjyrën e tyre natyrale është në rritje. Interesant është fakti që parukierët dhe stilistët u rekomandojnë klientëve të mbajnë ngjyrën e tyre natyrale, informon abcnews.al.

8. Fytyra e rrumbullakët

Më parë, vajzat e urrenin fytyrën e tyre të rrumbullakët. Ato konturuan mollëzat për ta bërë fytyrën më të mprehtë. Por tani vajzat e pëlqejnë fytyrën e rrumbullakët dhe me shkëlqim, sepse është tregues i lëkurës së shëndetshme  Ato përdorin produkte bukurie të mbushura me kolagjen. Ndihmon për të rivendosur strukturën e lëkurës dhe elasticitetin e saj.

9. Rrathë të zinj nën sy

Sipas standardeve klasike të bukurisë, rrathët e zinj nën sy konsiderohen të jenë një gjë e keqe. Gratë janë përpjekur gjithmonë t’i heqin qafe ato duke përdorur produkte të ndryshme kujdesi. Por kohët e fundit, një trend i ri është shfaqur që lufton me qëndrimin negativ ndaj rrathëve të zinj. Shumë vajza po i bëjnë ato me qëllim. Një prej tyre është dhe Billie Elish./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!