9.5 milionë banorë votojnë sot në Bavari të Gjermanisë për zgjedhjet lokale. Qeveria në Berlin i druhet një tërmeti politik që mund të shkaktojë rezultati i këtyre zgjedhjeve. Në sondazhe partitë aleate të Merkel humbasin shumë.
Në Bavari votohet në zgjedhjet për parlamentin lokal, në një votim, që sipas sondazheve, paraqet shumë të panjohura me efkte në ekuilibrat politik në nivel kombëtar. Rreth 9.5 milionë votues janë thirrur në zgjedhje. Unioni I Kristian Socialëve CSU, parti aleate me qeverinë e kancelares Angela Merkel, I druhet një mbposhtjeje historike. Rënie e bllokut konservator të socialdemokratëve nga ana tjetër dhe rritje e të Gjelbërve dhe ekstremistëve të Alternativës për Gjermaninë AFD. Kështu vendi është përgatitur për votimin delikat për zgjedhjet rajonale në Bavari, që mund të paraqesin një tërmet të vërtet politik. Rajoni është qeverisur nga Unioni Kristian Social për më shumë se shtatëdhjetë vjet, por këtë herë gjërat mund të shkojnë ndryshe.
Sipas sondazheve të fundit, partia e udhëhequr nga Ministri i Brendshëm Horst Seehofer, dega lokale e CDU e Angela Merkel, nuk do të kalojë 33-34% të votave. Një rezultat që nuk do të konfirmonte shumicën absolute dhe do të hapte një negociatë të komplikuar për të krijuar një qeveri rajonale koalicioni. Nëse do të ishte kështu, pozicioni i Kancelares Merkel në Berlin do të ishte gjithashtu më i dobët, sidomos përballë një rezultati të mirë nga AFD. /abcnews.al