Plagos me thikë bashkëshorten dhe djalin, arrestohet

schedule11:33 - 14 Nëntor, 2017

schedule 11:33 - 14 Nëntor, 2017

Një 45 vjeçar nga fshati Dushk i Lushnjes u arrestua nga policia, pasi sulmoi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij. Sipas policisë, 45 vjeçari Shpresim Gjoni u ndalua në banesë, ku dhe goditi me thikë familjarët. Nuk dihen plotesisht rrethanat e ngjarjes, por policia njofton se sulmi ndodhi për motive të dobëta. Mësohet se Gjoni ka pasur dhe me parë shqetësime dhe probleme nervore. Gruaja 43 vjeçare dhe djali 18 vjeçar morën plagë të lehta nga goditja me thikë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!