Dhurojnë spektakël, flamingot “pushtojnë” plazhin, arsyeja përse duhet të vizitoni Pishporon

schedule16:00 - 21 Korrik, 2021

schedule 16:00 - 21 Korrik, 2021

Nga Valbona Davidhi

Bukuria e fluturimit të flamingove është një tjetër arsye se përse duhet të vizitosh bregdetin e Pishporos të Fierit.

një numër që përllogaritet rreth 3000, flamingot e kanë shndërruar deltën e Vjosës në shtëpinë e tyre duke dhuruar dhe spektakël.

Përgjegjësi i monitorimit të zonave të mbrojtura në Fier thotë se memorandumi i ndalimit të gjuetisë ka ndikuar në rritjen e numrit të flamingove.

Flamingot kanë gjetur habitatin e tyre ne bregdetin e Pishporos kemi 2.500 deri 3.000. Ato vijnë në këtë zonë nga 15 korriku deri në fund të shtatorit” tha Fatjon Prence, përgjegjës monitorimi i zonave të mbrojtura në Fier.

Flamingot gjejnë dhe ushqim të bollshëm në ligatinat e Vjosës e më pas i drejtohen lagunës së Nartës për të kaluar natën.

Flamingot ushqehen me një lloj larve. Vijnë rreth orës 8-9 të mëngjesit dhe më pas natën e kalojnë në Nartë të Vlorës” tha Shpëtim Perri.

Ky është viti i tretë që në këtë zonë numri i flamingove është në rritje.

Vizitorë dhe turistët veç plazhit shijojnë dhe bukurinë e këtyre shpendëve./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!