851 vdekje të reja vetëm në 24 orë, rritet numri i viktima nga Covid-19 në SHBA

schedule18:30 - 11 Korrik, 2020

schedule 18:30 - 11 Korrik, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në SHBA kanë humbur jetën 851 persona, duke e çuar në 136 720 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura.

SHBA është vendi me humbjet dhe infektimet më të mëdha në botë për shkak të koronavirusit.

Të dhënat nga faqja e internetit Worldometer, e cila merret me grumbullimin e të dhënave lidhur me pandeminë COVID-19, tregojnë se numri i rasteve të korfimuara me koronavirus në SHBA është rritur në 3.293.532, me 72.473 raste të reja të zbuluara gjatë ditës së fundit.

Për sa i përket numrit të rasteve, SHBA ndiqet nga Brazili me 1.807.496 raste të konfirmuara, India me 825.753 raste të konfirmuara dhe Rusia me 720.547 raste të konfirmuara.

New York vazhdon të jetë është shteti më i prekur nga koronavirusi në SHBA, me gjithsej 426.016 raste të konfirmuara dhe 32.375 vdekje./abcnews.al