“85 për qind është i joni”, në Turqi optimistë për nënshkrimin me Balotellin

schedule09:59 - 5 Korrik, 2021

schedule 09:59 - 5 Korrik, 2021

Mario Balotelli do të largohet nga Monza, për të provuar një eksperiencë të re në Superligën e Turqisë me shpresën që trajneri Roberto Mancini do ta marrë në Kupën e Botës 2022.

Adana Demirspor është klubi që e kërkon dhe presidenti i tyre, Murat Sancak, ka deklaruar në mediat vendase se pothuajse e kanë arritur marrëveshjen me SuperMarion.

“Le të themi që e kemi arritur 85 për qind marrëveshjen”, ka thënë Sancak për “A Spor”.  Italianit i ka përfunduar kontrata me Monzan. / abcnews.al