85 foshnja infektohen me Covid-19 në Teksas

schedule12:55 - 19 Korrik, 2020

schedule 12:55 - 19 Korrik, 2020

85 foshnja nën moshën 1 vjeç janë konfirmuar pozitive me kroonavirus në Teksas.

Mediat e huaja bëjnë me dije se foshnjat me koronavirus janë konfirmuar në qarkun Nueces. Virusi ka infektuar dhjetëra foshnje dhe zyrtarët lokalë po u kërkojnë njerëzve që të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën sociale.

Aktualisht në Nueces kemi 85 foshnje nën moshën 1 vjeçare që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Këto foshnje ende nuk e kanë festuar ditëlindjen e tyre të parë. Ju lutemi na ndihmoni ta ndalojmë përhapjen e kësaj sëmundje”, tha Annette Rodriguez, drejtoreshë e Shëndetit Publik në Nueces.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, që nga muaji janar, autoritetet shëndetësore kanë identifikuar më shumë se 3.6 milionë raste me COVID-19 në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Gati 140 mijë prej tyre kanë vdekur./abcnews.al