Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“83 mandate, rekord historik”, Rama me kryebashkiakët: Ky besim na ngarkon me një barrë shumë më të madhe

schedule10:08 - 11 Korrik, 2025

schedule 10:08 - 11 Korrik, 2025

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryebashkiakët në Durrës për të adresuar sfidat dhe problematikat me të cilat përballet pushteti vendor.

Ai theksoi se besimi që mori PS më 11 maj është një barrë e madhe, e cila duhet të shpërblehet me punë.

“Jemi këtu për ta adresuar disa çështje, që i konsiderojmë të rëndësishme për mbarëvajtjen pushtetit vendor, por dhe në ecurinë e përgjithshme të vendit, për të realizuar objektivin madhor të anëtarësimit të vendit në BE.

Pushteti vendor ka një rol të posaçëm. Jemi këtu, sepse jo shumë kohë më parë, kemi marrë 83 mandate, një rekord historik për një forcë politike, që na ngarkojnë me një barrë shumë më të madhe se sa ajo që kemi pasur pasi janë një kredi besimi të madh dhe nga ana  tjetër janë edhe test jashtëzakonshëm i karakterit tonë.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!