820,000 punonjës nga vendet që iu bashkuan BE-së në vitin 2004 punojnë në Gjermani

schedule11:40 - 24 Prill, 2024

schedule 11:40 - 24 Prill, 2024

Rreth 820,000 punonjës nga dhjetë vendet që iu bashkuan Bashkimit Evropian në 2004 aktualisht punojnë në Gjermani, që përfaqëson 2.4 për qind të të gjithë të punësuarve në Gjermani, sipas raportit aktual të Institutit për Kërkime Ekonomike IFO nga Mynihu.

Siç thekson Joachim Ragnitz, drejtor i degës së IFO-së në Dresden, frika në atë kohë se zgjerimi i Bashkimit Evropian do të kërcënonte vendet e punës të gjermanëve nuk është realizuar as pas 20 vjetësh.

Punëtorët nga Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Polonia, Sllovenia, Estonia, Letonia, Lituania, si dhe ata me origjinë nga Qiproja dhe Malta në përgjithësi punojnë në zona që nuk janë tërheqëse për gjermanët për shkak të pagave të ulëta ose kushteve të pafavorshme të punës.

Ana tjetër e medaljes është se punëtorët nga vendet e përmendura nuk e zgjidhën problemin e mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani, përkatësisht mungesës së njerëzve që punojnë në pozita më kërkuese, paralajmëron Ragnitz.

Në Gjermani, punëtorët nga Polonia janë më të pranishëm me përqindje prej 64,8 për qind, hungarezët 14,2 për qind, çekët 8,4 për qind, ndërsa pjesa e punëtorëve nga Malta, Qiproja apo Estonia është statistikisht e papërfillshme, përfundon raporti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!