82-vjeçarja nga Fushë-Kruja prej 2 vitesh në dyert e Gjykatës, e akuzojnë për ndotje mjedisi

schedule15:40 - 19 Maj, 2022

schedule 15:40 - 19 Maj, 2022

 Tane Voga, nga fshati Halilaj i Fushë Krujës prej dy vjetësh endet dyerve të Gjykatës. Policia e akuzon për ndotje mjedisi, por e moshuara nuk e pranon.

“S’ju vjen turp këtyre që sjellin nënën këtu.  Nuk më trembet syri”, thotë ajo.

Prej moshës së thyer nuk dëgjon mirë dhe një pohim i gabuar kur një polic i zonës e pyeti kush e ka gropën e gëlqeres ndërsa ruante bagëtitë bëri që të përballej me drejtësinë e re.

Ecejaket e 82 vjeçares nisën në vitin  2020 e nuk dihet kur do të marrin fund.

Nëse më parë gjyqi nuk u zhvillua se mungonte Prokurori,  këtë herë nuk në Gjykatën e Krujës nuk u paraqit gjyqtari. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!