80 vjetori i lindjes, Lushnja kujton këngëtaren Vaçe Zela

schedule14:09 - 10 Prill, 2019

schedule 14:09 - 10 Prill, 2019

Në 80 vjetorin e lindjes Vaçe Zela u kujtua në vendlindje. 16 të rinj u ngjitën në skenë në edicionin e katërt të festivalit që mban emrin e artistes së madhe. Pjesmarrësit ishin nga Tirana, Vlora, Kavaja, Lushnja, Divjaka etj. Shumica e garuesve u ngjitën për herë të parë në skenë. Fituese doli 16-vjeçarja, Elisa Xharo. Për nder të së madhes Vaçe Zela, së shpejti në Lushnjë do tëe vendoset edhe një monument. Me emrin e Vaçes është emërtuar edhe kinoteatri i qytetit, ansambli folklorik dhe tashmë edhe ky festival i zërave të rinj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!