80-vjeçari në Tiranë vetëvritet me armë zjarri

schedule22:07 - 9 Nëntor, 2021

schedule 22:07 - 9 Nëntor, 2021

Një i moshuar në Tiranë i ka dhënë fund jetës. Bëhet e ditur se mbrëmjen e së martës ka kryer vetëvrasje me armë zjarri një 80 vjeçar. I moshuari dyshohet të ketë qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI

“Më datë 09.11.2021, rreth orës 21:30, në Rrugën e Barrikadave”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi Z. Gj, 80 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.” /abcnews.al/