80 milion euro në tavolinë nga Manchester United dhe Atletico Madrid e sheh veten në vështirësi. Një shumë e madhe, që për spanjollët do të ishte shumë e vlefshme kur mendon krizën e krijuar prej pandemisë së COVID-19 dhe eliminimin nga Champions League.
“Djajtë e kuq” duan mesfushorin Marcos Llorente, i cili në Spanjë po shkëlqen dhe tani Atletico po studion ofertën. Spanjollët nuk është se e kishin në plan ta shisnin mesfushorin, por oferta e United i “tundon ata”.
Vetë Llorente nuk është se po ngulmon për një aventurë të re, madje edhe pse performancat e tij janë rritur ai nuk ka pasur në asnjë moment pretendime për pagën. Atletico duhet të vendosë nëse dëshiron ta shesë apo jo dhe mesfushori me siguri do i bindej vullnetit të klubit. /abcnews.al