Paul Pogba është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Në fushë, në Kampionatin Evropian me Francën dhe në merkato, pasi kontrata i skadon pas një viti. Disa klube të mëdha lidhen me angazhimin e Kampionit të Botës.
Gjithsesi, Manchester United po këmbëngul ta mbajë. Tabloidi The Sun raporton se familja Glazer, pronarët e klubit janë gati të bëjnë gjithçka për ta mbajtur Pogba dhe po përgatisin një ofertë të frikshme.
Bëhet fjalë për 550 mijë euro në javë, më shumë se 2 milionë euro në muaj dhe 26.5 milion në sezon. Paralel me ofertën e United, PSG po këmbëngul për tunduar me miliona mesfushorin e Francës. /abcnews.al