“8 vjet që flinit vetëm gjumë”, Bardhi i “Kosheres” i paraqet Bashës skenarët e mundshëm të PD-së

schedule22:19 - 7 Nëntor, 2021

schedule 22:19 - 7 Nëntor, 2021

Këtë të dielë në spektaklin e humorit “Kosherja”, kryedemokrati, Lulzim Basha qenë i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Ky i fundit ka prezantuar tre skenarët e mundshëm që partia do të ketë për zhvillimin e radhës.

Fillimisht, kjo lëvizje është pritur mirë nga Basha, por në fund nuk është pranuar asnjë prej tyre.

Bardhi: Ne me një staf ekspertësh politikë kemi bërë tre skenare të mundshme se si PD-ja do të ketë zhvillimit e radhës.

Basha: Po shyqyr more Gazi, shyqyr që u bëtë një herë të saktë dhe eficent se kishit tetë vjet që flinit vetëm gjumë të gjithë si staf.

Bardhi: Normalisht se kjo ka qenë ngjitëse. Doktor Berisha ka qenë një gjumash që mirë që e hoqëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!