Në futboll përveçse talentit dhe stërvitjes në ditët e sotme të duhet dhe një sponsor i mirë. Kemi parë yje botëtore si Lionel Messi apo Neymar që të nënshkruajnë me gjigandët sportivë që në moshë të vogël, por mesa duket një rekord i ri është vendosur.
Bëhet fjale për vogëlushin Kauan Basile, i cili aktivizohet me Santosin dhe është vetëm 8 vjeç. Sipas raportimit të “Diario Ole”, djaloshi është atleti më i ri i NIKE dhe ka firmosur një kontratë tre-vjeçare me ta.
Lajmin e konfirmoi dhe vetë lojtari përmes një postimi në “Instagram”, ku normalisht është shumë i lumtur. “19.01.2021, një ditë shumë e veçantë për mua dhe familjen time, pasi nënshkrova kontratën time të parë me NIKE në moshën 8-vjeçare. Dua të falenderoj vetëm Zotin për gjithçka që ka bërë në jetën time”, shkruan ai krahas fotos.
Kjo do të thotë se ai ka thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga sulmuesi i Real Madrid, Rodrygo, i cili nënshkroi me NIKE në moshën 11-vjeçare. Ylli i PSG-së, Neymar, e arriti këtë gjë në moshën 13-vjeçare ndërsa Leo Messi firmosi me ADIDAS kur ishte 15-vjeç. /abcnews.al