“8 vite qeveria s’e mbajti premtimin”, qytetari-Vokshit: Bëjini legalizimin Ramës në Surrel

schedule16:21 - 21 Shkurt, 2021

schedule 16:21 - 21 Shkurt, 2021

Partia Demokratike akuzon qeverinë Rama se nuk mbajti premtimet për legalizimet. Në pamjet e publikuara, selia blu thekson se ish-deputetja Albana Vokshi ishte pranë banorëve të Laprakës, njëri prej të cilëve tha se përkundër premtimeve të qeverisë për legalizime falas, asgjë nuk është bërë me pronat e tij.

Vetëm propagandë është bërë, asnjë legalizim në këtë zonë. Të gjithë kemi aplikuar. Kemi 10 vite që kemi aplikuar. Tani thonë se duhet bërë online dhe kemi mbetur pa u zgjidhur problemi ynë. Askush nuk të jep përgjigje dhe askush nuk e diskuton këtë çështje.

Shiko si janë rrugët. Jo vetëm zonë e palegalizuar por e diskriminuar nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria. Zonën e kanë urbanizuar vetë banorët me djersën e tyre. Nuk shprehen banorët nga frika, por shpirti u ka ardhur aty ku nuk mban më”, tha një banor.

Mundi dhe djersa e shqiptarëve po fshihen nga propaganda dhe premtimet boshe të qeverisë”, tha Vokshi e cila inkurajoi banorët të bëjnë ndryshimin në 25 prill. “Ju takon me ligj, nuk ka nevojë as për presione dhe as për lëmoshë.

Të zbatohet ligji menjëherë. Ligji është i qartë dhe gjithsecili të bëhet pronar. Në datën 25 ku gjithsecili duhet të hedhë votën në kutinë e votimit të mendojë për veten në radhë të parë. Më datë 25 prill Edi Rama do të humbë dhe do të fitoni ju”, tha Albana Vokshi nga Lapraka.

Ka aplikuar për legalizim ai në Surrel atje? Edhe ai duhet të jetë një aplikant, duhet t’ja bëni edhe atij, legalizimin” tha qytetari, referuar kryeministrit Edi Rama./ db/ Abcnews.al