Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar me Covid 320 raste të reja nga 3 366 testime dhe kanë humbur jetën 8 persona.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë konfirmuar në Shkup – 165, Prilep – 26, Ohër – 18, Kavadar – 16, Manastir – 11, Veles – 10, Kumanovë – 8, Strumicë – 7, Tetovë dhe Resnjë nga 6, Gjevgjeli, Radovish dhe Vallandova nga 5, Kërçovë dhe Koçani nga 4, Shtipi dhe Berova nga 3, Gostivari, Negotino, Kriva Pallanka, Dellçeva, Bogdanci, Makedonski Brod dhe Makedonska Kamenica nga 2, Sveti Nikollë, Vinicë, Probishtip dhe Demir Hisar nga 1.
Gjithashtu në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar 214 pacientë duke e çuar në 208 938 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 222.064 pacientë mes të cilëve kanë humbur jetën 7 853 qytetarë. /abcnews.al