8 ushqime që nuk duhet t’i ringrohni në mikrovalë

schedule15:57 - 6 Prill, 2021

schedule 15:57 - 6 Prill, 2021

Pavarësisht sesa i shijshëm dhe i shëndetshëm është nja vak, nëse ju provoni ta hani përsëri duke e ngrohur në mikrovalë, do të jetë pa përfitime dhe mund të shkaktojë helmim. Më poshtë abcneës.al do ju tregojë disa nga ushqimet që nuk duhet t’i ringrohni në mikrovalë.

1. Selinoja

Selinoja është një përbërës i shkëlqyer për supa, deri në momentin që ju e fusni në mikrovalë për të ngrohur. Selinoja përmban nitrate që kthehen në nitrite toksike dhe nitrosaminat kancerogjene, pas ngrohjes. Zgjedhja më e mirë është ta hani të ftohtë.

2. Vezët

Pas ngrohjes, vezët bëhen helmuese. Asnjëherë mos i ngrohni. Pjesën e mbetur shtojeni në sanduich ose sallatë, sugjeron abcnews.al.

3. Spinaqi

Spinaqi është shumë i preferuar nga njerëzit sepse përmban vitamina dhe minerale. Por, ashtu si selinoja edhe spinaqi është plot me nitrate që bëhen nitrite dhe nitrosamina pas ngrohjes.

4. Kërpudhat

Kërpudhat kanë përmbajtje të lartë të proteinave, vitaminave dhe aminoacideve. Dhe i ngrohni, përbërja e proteinave të kërpudhave ndryshon. Kjo do ju shkaktojë dhimbje stomaku dhe fryrje barku.

5. Patatet

Patatet e ngrohura përsëri jo vetëm humbin shijen dhe nuk kanë më përfitime shëndetësore, por mund të bëhen shkak i helmimit, informon abcnews.al.

6. Pula

Kur ngrohni mishin e pulës, përbërja e proteinave ndryshon, dhe kjo mund të çojë në probleme me tretjen Prandaj, është më mirë të shtoni pulën tuaj të mbetur në një sallatë ose sanduich, sugjeron abcnews.al.

7. Panxhari

Panxhari rekomandohet ta ngrohni përsëri, pasi është gjithashtu plot nitrate.

8. Orizi

Orizi është i pasur me vitamina, minerale dhe aminoacide, por gjithashtu përmban spore bakteresh që mbijetojnë edhe pas gatimit. Nëse orizi lihet në temperaturën e dhomës pasi të jetë përgatitur, bakteret do të shumohen dhe kjo mund të shkaktojë helmim nga ushqimi. Ringrohja nuk e zgjidh problemin, prandaj është më mirë të hani oriz menjëherë ose ta vendosni në frigorifer dhe ta hani më vonë të ftohtë./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!