8 të vdekur në festivalin e Travis Scott në Teksas

schedule08:34 - 6 Nëntor, 2021

schedule 08:34 - 6 Nëntor, 2021

Të paktën tetë persona janë vrarë dhe shumë u plagosën në një përplasje gjatë natës së hapjes së festivalit muzikor Astroworld të premten në Hjuston, Teksas thanë zyrtarët.

Shefi i Zjarrfikësve të Houston, Samuel Peña konfirmoi shifrat e viktimave në një konferencë shtypi herët në mëngjes jashtë NRG Park.

Ngjarja ndodhi rreth orës 9 ose 21:15 kur turma filloi të ngjeshej drejt pjesës së përparme të skenës, tha filiali i CBS News KHOU 11 News Houston.

Departamenti i zjarrfikësve transportoi 17 persona në spitale, tha kanali, duke shtuar se 11 prej të transportuarve kishin pësuar arrest kardiak.

Koncerti ku mori pjesë edhe këngëtari i famshëm Travis Scott mblodhi rreth 50 mijë njerëz.  g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!