“8 skuadra angleze në terren”, Ambasadori Duncan Norman bën thirrje nga Durrësi: Shkoni të votoni

schedule09:25 - 25 Prill, 2021

schedule 09:25 - 25 Prill, 2021

Ambasadori anglez, Duncan Norman ka deklaruar se në terren janë dërguar nga ambasada angleze skuadra, të cilat po ndjekin nga afër procesin e votimit.

Në një deklaratë për mediat nga Durrësi, ai u shpreh se deri më tani nuk kanë hasur probleme.

Sakaq, Ducan i bën thirrje qytetarëve të shkojnë të votojnë.

“Është shumë kënaqësi të jem sërish në Durrës. Ne zgjodhëm Durrësin se e kemi thënë më përpara se do të vinim dhe ja ku jemi sot, por gjithashtu sepse mendoj se është e rëndësishme që nderkombëtarët të shihen dhe të monitorojnë dhe ka shumë ndërkombëtarë që po vëzhgojnë zgjedhjet këtë herë. Ne si ambasadatë britani kemi 8 skuadra që po monitorojnë në Shqipëri dhe po mbështesim përmes projekteve tona mbi 600 vëzhgues afatshkurtër.

Ndërmjet këtij lloj vëzhgimi duam t’i japim mundësinë qytetarëve të shkojnë të votojnë dhe që mund të votojnë realisht për partinë që ndjejnë se duhet të votojnë”, tha ai.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!