Diabeti është një nga çrregullimet më të këqija të jetës. Ai ndikon në shëndetin e përgjithshëm, duke rritur rrezikun e sëmundjes së veshkave, problemeve me tretjen dhe sëmundjeve të zemrës. Ekzistojnë dy forma të diabetit, tipi 1 dhe tipi 2. Tipi 1 është gjenetik ndërsa tipi 2 buron nga stili i gabuar i jetesës. Me stil të gabuara jetese nënkuptojmë; ngrënie e ushqimit ët shpejtë, jo aktivitet fizik, mosbërja e kontrolleve, mosmenaxhimi i peshës etj.
Këto sjellin si pasojë diabetin, por për ta kuptuar më poshtë abcneës.al do ju tregojë disa nga sinjalet më të shpeshta që na dërgon trupi.
1. Etje
Nëse ndjeni vazhdimisht etje, edhe pse keni pirë ujë, ju mund të jeni me diabet. Kur keni diabet veshkat tuaja punojnë më shumë për të rregulluar glukozën e tepërt. Kjo glukozë lirohet në urinë dhe, së bashku me të, disa minerale shumë thelbësore gjithashtu nxirren nga trupi gjë që ju bën të ndiheni të dehidratuar.
2. Urinim i shpeshtë
Logjika e kësaj është siç e lexuat më sipër. Trupi juaj duhet të pastrojë glukozën shtresë. Prandaj do të urinoni më shpesh nëse keni diabet, informon abcnews.al.
3. Uri
Kur keni diabet, trupi nuk është në gjendje të tresë glukozën, e cila është e nevojshme për të lëshuar energji. Kur kjo glukozë e tepërt nuk tretet, ju nuk do të ndiheni pa energji dhe trupi do të kërkojë ushqim.
4. Lëkurë e thatë
Sheqeri i lartë në gjak i bën indet e lëkurës më të prirura ndaj tharjes. Prandaj, mund të përjetoni kruajtje dhe mund të bëheni më të prirur ndaj infeksioneve të lëkurës.
5. Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në gjymtyrë.
Diabeti dëmton nervat që dërgojnë sinjale nga truri në gjymtyrë. Për shkak të kësaj, ju ndjeni mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash, informon abcnews.al.
6. Shërim i ngadaltë
Diabeti ngadalëson procesin e rigjenerimit të qelizave dhe kështu, ngadalëson procesin e shërimit.
7. Plagë
Kjo ndodh për shkak të dëmtimit të enëve të gjakut që shkaktohet nga diabeti.
8. Humbje peshe
Disa njerëz përjetojnë humbje peshe, sepse insulina e pamjaftueshme nuk lejon që glukoza të lëshojë energji. Prandaj, trupi fillon të djegë dhjamin ekzistues për të furnizuar veten. Kjo çon në humbje peshe./e.b-abcnews.al