Telefonat celularë janë pjesë e pandarë e jetës tonë, dhe ne e dimë që nuk mund të bëni pa ta. Jeta jonë është bërë më e lehtë për shkak të aplikacioneve të shumta, por mund të bëhet akoma më shumë nëse vijoni të lexoni më poshtë. Ne ju kemi sjellë disa sekrete që shumë pak njerëz i dinë.
1. Si ta karikoni më shpejt telefonin
Nëse bateria e telefonit tuaj ka mbaruar dhe ju nuk keni shumë kohë për ta pritur, modaliteti i aeroplanit është opsioni më i mirë. Bateria do të karikohet më shpejt sesa zakonisht.
2. Si të fshini menjëherë mesazhin
Nëse keni çuar një mesazh dhe doni ta fshini menjëherë, kanë një mundësi për përdoruesit e iPhone dhe iPad. Përdorni funksionin Shake to Undo, për të fshirë sms. Thjesht shkundni telefonin tuaj dhe prekni undo, informon abcnews.al.
3. Si të ndaloni shfaqjen e reklamave
I keni parasysh ato reklamat e bezdisshme që shfaqen në ekranin tuaj kur jeni duke parë diçka. Tani nuk duhet të shqetësoheni më prej tyre, sepse abcneës.al do ju tregojë një zgjidhje gjeniale. Kaloni celularin tuaj në modalitetin e aeroplanit dhe shijoni aplikacionet tuaja të preferuara pa ndërprerje.
4. Si të ruani faqe në Internet
Shpesh ju ka ndodhur që ndora po lexoni diçka në një skedë dhe interenti ka ikur, duke e lënë leximin në mes. Ju mund të jeni acaruar, por tani nuk keni pse të jeni më. Përdoruesit e Android mund të ruajnë çdo përmbajte në Internet, thjesht duke shtypur butonin download, informon abcnews.al.
5. Si të vendosni një kohëmatës për muzikë
Ndoshta ju nuk e dini, por kohëmatësi në telefonin tuaj ka një veçori shumë të mirë për ata që e duan muzikën. Me kohëmatësin e gjumit që është instaluar në aplikacionin e orës, mund të caktoni kohën kur doni të dëgjoni muzikë. Tani do të bini në gjumë lehtë dhe muzika pa ndërprerje nuk do t’ju shqetësojë. Telefoni do ta fikë automatikisht.
6. Telekomanda e mausit
Air Mouse Pro për iOS dhe Mouse Remote për Android mund të transformojnë pajisjen tuaj në një telekomandë pa tel. Karakteristika kryesore e aplikacioneve janë, të bëjnë çdo telefon një pajisje komplekse kontrolli për laptopin ose PC-në tuaj, informon abcnews.al.
7. Si ta ktheni telefonin në nivelues
Të gjithë celularët smart kanë një gamë të gjerë të sensorëve që përcaktojnë pozicionin dhe orientimin tuaj. Nëse shkarkoni një aplikacion, do të jeni në gjendje që telefonin ta përdorni si nivelues, për të matur çdo sipërfaqe.
8. Përmirësimi i internetit
Ky truk është për përdoruesit e iPhone, që të përmirësojnë shpejtësinë e internetit. Shkruani kombinimin *3370# për të marrë cilësi të përmirësuar të zërit për bisedat GSM. Për të fikur funksionin, shtypni #3370#./e.b-abcnees.al