8 qëndrimet e një mashkulli që pushtojnë zemrën e çdo femre

schedule14:32 - 18 Qershor, 2020

schedule 14:32 - 18 Qershor, 2020

Keni menduar ndonjëherë se çfarë dëshiron një femër nga një lidhje? Nëse po përpiqeni të kuptoni se çfarë mendon dhe dëshiron personi i zemrës, duhet të dini disa mënyra për ta bërë për vete atë, përmes edukimit dhe sjelljes.

Mban derën hapur

Një nga shenjat që tregojnë se ai është një zotëri i vërtetë, është kur të hap derën dhe largohet mënjanë për t’ju lënë të kaloni ju e para. E njëjta gjë vlen për lëvizjen e karriges apo për të ulur dhe ngritur objekte të rënda.

Ju telefonon për t’ju thënë se ju do

Femrat janë mësuar të presin me orë të tëra për një telefonatë nga partneri i tyre dhe vazhdimisht kontrollojnë telefonin e tyre, por nuk ka asgjë gjë më shqetësuese se kjo. Nëse ai ju thotë se do t’ju telefonojë në 5:30 pasdite dhe ju telefonon në kohë, përpiquni ta mbani në jetën tuaj.

Nuk luan

Nuk ka asgjë më tërheqëse sesa të dini se ai është i interesuar për ju dhe se ju pëlqen.

Shpreh interes për të takuar familjen dhe miqtë tuaj

Nëse partneri juaj është i interesuar të takojë familjen dhe miqtë tuaj, atëherë është një shenjë se ai ka qëllime serioze.

Tregon dashurinë në publik

Femrat duan që meshkujt ta shprehin dashurinë në publik. Vetë fakti që ai dëshiron t’u tregojë të tjerëve që ju, do ju bëjë të ndjeheni fantastikë.

Ai ju telefonon që të sigurohet se arritët në shtëpi

Pret që të kthehesh në shtëpi dhe pastaj ju telefonon për t’u siguruar që arritët mirë. Gjithashtu, nuk ju lë kurrë vetëm në vende të pasigurta.

Ofron xhaketën në mot të ftohtë

Nëse dikush është i gatshëm të durojë të ftohtin dhe ju ofron xhaketën vetëm për t’ju mbajtur ngrohtë, atëherë ju keni përkrah një zotëri të vërtetë.

Kujdeset për mendimin tuaj dhe respekton veten

Nëse partneri juaj ka qëllime serioze, ai do të dojë të dijë më shumë rreth jush, si mendoni dhe si reagoni. Ajo që duhet të vlerësoni më shumë tek partneri, është se ai respekton mendimet dhe idetë tuaja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!