8 përdorime të panjohura të vajit të ullirit në jetën e përditshme

schedule13:35 - 14 Mars, 2022

schedule 13:35 - 14 Mars, 2022

Vaji i ullirit është i pasur me vitamina A , D, E dhe K, antioksidantë dhe shumë lëndë ushqyese të tjera thelbësore për trupin. Është baza e dietës dhe ka përfitime unike shëndetësore. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ai ka përdorime të tjera, veçanërisht të dobishme dhe praktike.

Heq grimin e syve

Nëse ju ka mbaruar pastruesi i makijazhit, vaji i ullirit është super efektiv. Lyejeni një copë pambuku me vaj ulliri dhe hiqni grimin nga sytë tuaj. Shpëlajeni më pas fytyrën me ujë të ngrohtë.

Qetëson buzët e plasaritura

Përzieni pak sheqer me një lugë çaji vaj ulliri. Aplikojeni pastën në buzë, fërkojeni butësisht, lëreni për disa minuta dhe hiqeni.

Hidraton lëkurën

Aplikoni një sasi të vogël vaji në duart tuaja. Vepron si një hidratues dhe qetëson lëkurën jashtëzakonisht të thatë.

Rigjallëron lëkurën e fytyrës

Bëni një maskë për fytyrën me vaj ulliri dhe do ta ndieni lëkurën shumë të butë.

I jep flokëve shkëlqim

Fërkoni majat e flokëve me disa pika vaj ulliri dhe lëreni të veprojë për disa orë. Nëse mundeni lajeni të nesërmen.

Zbeh strijat

Vaji i ullirit ndihmon ndjeshëm lëkurën që të mos humbasë elasticitetin e saj. Aplikoni vaj ulliri në strija derisa të përthithet mirë.

I jep shkëlqim enëve të argjendit

Fërkoni pak vaj ulliri në tenxhere, tigan, lavaman inoksi dhe do të shkëlqejnë. Ndryshe nga një produkt i fortë si amoniaku, vaji i ullirit nuk do ta gërryejë ose zbehë artikujt prej çeliku inox.

Mbron enët prej druri

Lëreni vajin të qëndrojë në dru për rreth pesë minuta dhe më pas fshijeni me një leckë të butë. Parandalon plasaritjen dhe mbron bojën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!