“8 muaj vetëm raki pinte”, legjenda e futbollit tregon në “ABC Live” takimin me Pecorellin: Kishte teser partie

schedule12:53 - 23 Shtator, 2021

schedule 12:53 - 23 Shtator, 2021

Legjenda e futbollit vlonjat, Vasil Ruci, ka qenë një nga personat që e ka parë nga afër biznesmenin italian Davide Pecorellin i cili në muajin janar inskenoi djegien e tij në një fshat të Pukës.

Pas lajmit për djegien e tij brenda një makine në Pukë, Pecorelli për 8 muaj qëndroi në Vlorë, ku mesa duket as nuk fshihej dhe as nuk i druhej askujt që do i njihnin. Ai nën emrin Kristjano e vazhdoi mashtrimin e tij duke u hequr si një shkrimtar.

Ndërkohë Vasil Ruci në një intervistë ekskluzive për “ABC Live” ka rrëfyer edhe momentet që ka takuar Pecorellin dhe se si ky person njihej në Vlorë. Sipas Rucit, Pecorelli kishte ardhur me disa vlonjatë të tjerë dhe kishe luajtur futboll për disa minuta me klubin e veteranëve të skuadrës që stërvitet nga vetë Ruci. Ai kishte shprehur dëshirën që të udhëtonte me ekipin e veteranëve që mblidhte Ruci, për në Greqi për të vizituar Paramithinë.

Me nota humori Ruci ka thënë se e vetmja fjalë që Pecorelli dinte shqip ishte fjala “Raki” pasi këtë pije ai e konsumonte së tepërmi. Në momenti që ekipi i futbollit do të nisje për në Greqi, Ruci tregon se ishte njoftuar që Pecorelli nuk do u bashkohej pasi kishte babanë sëmurë dhe do largohej drejt Italisë.

Mes të tjerash Ruci me ironi tha se Pecorelli mesa duket ishte pajisur edhe me një teser partie. Sipas Rucit në Vlorë ka shumë italianë dhe shumica prej tyre janë bërë edhe me teser partie.

“E kam parë një ditë se erdhi në stërvitje . Nga java e kaluar, të shtunë ose të dielën. Se shkuam për një vizitë të këndshme në Greqi. Vjen kushdo në ekip, dhe as nuk e takova as se njihja Pecorellin. Kishte dëshirë të vinte me ne. Por mos e kërkoni tek unë. Po e kërkojnë të gjithë këtu tek unë. Histori e bukur kjo. Unë italisht nuk di, edhe ai vetëm ndonjë llaf shqip e kishte mësuar. Pinte raki çdo ditë atje tek klubi. Kishte dëgjuar se një ekip do shkon me Paramithia. U fut brenda dhe luajti futboll. Nuk erdhi me mua në Greqi. Më than këto miqtë e tij se kishte babanë sëmurë në Italia.” tha Ruci.

“S’mora vesh më se do vinte apo jo. Janë legjenda që ne i bëjmë të bukura. Kishte muhabet me të gjithë Vlorën. Shkruan poezi të bukura dhe poezitë i mbaronte me romancë në fund.” shtoi ai.

Ndërkohë mes të tjerash Ruci ka thënë se u habitën të gjithë kur e morën vesh se kishin jetuar me një person që rezultonte i zhdukur. Duke e përshkruar, Ruci ka thënë se Pecorelli kishte rritur flokët madje i kishte lyer dhe kishte hequr vetullat.

“Këtu në Vlorë e kishin 8 muaj, pinte raki hante bukë, e qerasnin se nuk kishte lek në xhep. Më duket kishte marrë dhe teser partie. Ai kishte lënë flokët të gjata e të lyera. Kishte heq dhe vetullat.” tha Ruci.

“U habitën të gjithë se nuk e dinin kë shoqëronin. Histori tragjike-komedi.” tha më tej Ruci.

Për aktivitetin e përditshëm të Pecorellit, ish-futbollisti i Flamurtarit ka thënë se biznesmeni italian nuk kishte para dhe pinte vazhdimisht raki, ku më se shumti e qerasnin miqtë e shumtë që kishte bërë në Vlorë.

“Këto persona laheshin në det, hanin, pinin. Të vetmen fjalë kishte mësuar shqip, ishte raki, pinte raki shumë” tha Vasil Ruci.

“Nuk e dija se kush ishte se morën vesh këta që ishin me këtë punë jo ta marrim vesh ne. U thoshte jam shkrimtar. Shkruante bukur. Janë për të qeshur këto muhabete.” tha Ruci.

“Unë kur bëj një aktivitet bëjë për shoqërinë të merren me aktivitet. Futbolli është i hapur për të gjithë dhe mund të vijnë të gjithë dhe nuk mbajmë përgjegjësi për të gjithë. Vetëm të krijojmë pak emocion në Vlorë. Vlora ka nevojë për emocion dhe s’ka nevojë për politikë. Të kërkosh garë dhe një shoqëri të mirë. Jemi bërë bashkë dhe me artin dhe mundohemi të lidhim miqësi.” tha Ruci.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!