Një ekip hulumtues nga Mbretëria e Bashkuar zbuloi se 46% e fëmijëve refuzojnë të hanë perime. Për më tepër, 75% e prindërve të anketuar shprehën shqetësime rreth të ushqyerit të fëmijëve të tyre. Është mjaft e kuptueshme që ne duam t’u japim fëmijëve tanë të gjitha vitaminat e nevojshme për t’u rritur të fortë dhe të shëndetshëm. Fatmirësisht, ka shumë prindër atje që kanë provuar mënyra të ndryshme për ta bërë fëmijën e tyre të ushqehet shëndetshëm dhe disa prej tyre kanë qenë premtuese. Këshillat më të mira abcneës.al jua ka sjellë më poshtë.
1. Merreni fëmijën tuaj për të bërë pazarin e ushqimeve
Përfshini fëmijët tuaj në zgjedhjen e ushqimit për vaktet tuaja. Një ide edhe më e mirë do të ishte ta çonit fëmijën tuaj në tregun e fruta-perimeve sepse aty nuk ka gjëra të pashëndetshme. Ideja është që nëse fëmija e zgjedh diçka vetë, ka shumë mundësi që ta hajë.
2. Salcat mund t’ju ndihmojnë
Nëse gatuani perime dhe fëmijët tuaj nuk dëshirojnë t’i hanë, ne ju sugjerojmë që bashkë me to t’ju vendosni para në tavolinë dhe salca të shëndetshme. Salcat janë një mënyrë që do i bëjë fëmijët të hanë perime, duke i zhytur në to.
3. Spërkatni me pak sheqer gatimet tuaja
Ky është një trik magjik, nëse e përdorni sheqerin në mënyrë të moderuar. Nëse ushqimi është pak i ëmbël, fëmija do ta konsumojë.
4. Luani me ushqimin tuaj
Ky është një shans për ta lënë kreativitetin tuaj të shkëlqejë. Frutat dhe perimet janë në forma dhe ngjyra të ndryshme, që ju japin mundësi të luani me to. Provoni të rregulloni pjatat në mënyrë qesharake, dhe fëmija do të ketë dëshirë të hajë.
5. Mos e mëkoni, lëreni të hajë vetë
Lëreni fëmijën tuaj të jetë i pavarur ndërsa hajë. Ata mund të mos i pëlqejnë perimet, por përfundimisht do të dëshirojnë t’i provojnë. Përveç kësaj, nëse e kanë zgjedhur vetë, ka shumë të ngjarë ta hanë atë.
6. Përfshini ata në procesin e gatimit
Mund të duhet pak punë, por fitimi mund të jetë i jashtëzakonshëm. Fëmijët duan të bëhen kreativë, përse pse të mos i njihni me artin e gatimit? Planifikoni një vakt me ta dhe lëreni fëmijën tuaj të ndihmojë në kuzhinë.
7. Vendosni fruta dhe perime të freskëta edhe nëse fëmijët tuaj nuk i hanë ato
Një nënë sugjeron të mbani gjithnjë perime në tryezën tuaj të darkës për t’u treguar fëmijëve tuaj se kjo është mënyra e duhur si duhet të jetë. Ata mund të mos dëshirojnë t’i hanë, por kjo do të krijojë një zakon në kokën e tyre. Kështu që ndërsa rriten, ata nuk do të ndihen rehat pa ndonjë lloj fruti a perimi në tryezë.
8. Gatuani ushqime të shëndetshme në stilin familjar, në mënyrë që të gjithë të hanë të njëjtën gjë
Mos përgatitni pjata të ndryshme për fëmijët dhe të rriturit në familjen tuaj, ju nuk jeni një restorant dhe si familje, duhet të hani të njëjtin vakt. Plus, kjo i ndihmon fëmijët të kuptojnë se duhet t hanë ushqimin e përgatitur./e.b-abcnews.al