Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

8 fshatra pa energji elektrike në Fier, banorët protestojnë

schedule16:04 - 8 Tetor, 2019

schedule 16:04 - 8 Tetor, 2019

Prej vitesh 8 fshatra të Fierit vuajnë ndërprerjen e vazhdueshme të energjisë elektrike. Ata thonë se bëhen investime të pjesshme që nuk zgjidhin situatën, por përkundrazi po u dëmtohen pajisjet shtëpiake dhe bizneset.

Prej dekadash ndërprerjet e energjisë elektrike në zonën e Semanit janë pjesë e përditshmërisë. Këtyre banorëve të fshatrave Topojë dhe Grykë u është sosur durimi.

Një defekt që shoqërohet nga një riparim. Ky i fundit mund të zgjasë është me ditë të tëra. Linja e vjetër që furnizon 8 fshatra dhe 10 mijë banorë nuk mban më.

OSHEE përpiqet ta mbajë në punë këtë linjë me investime të pjesshme gjë që sipas banorëve nuk është zgjidhje.

Pasojat e kësaj situate janë pajisje shtëpiake të dëmtuara dhe biznese të rrënuara.

OSHEE po punon në këtë linjë me investime të pjeshme. Kjo pritet të bëjë linjën e furnizimit të energjisë të qëndrueshme për stinën e dimrit por problemit kryesor nuk i jep zgjidhje. Kjo linjë elektrike është me e gjata në vend me 54 km dhe furnizon 8 fshatra të zonës bregdetare në Fier. Ndarja në nënstacione është zgjidhja e vetme por për këtë duhen financime dhe projekte të mëdha. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!