8 çanta me rreth 300 kg marijuanë kapen në kufirin greko-shqiptar në Igumenicë

schedule12:17 - 8 Shkurt, 2022

schedule 12:17 - 8 Shkurt, 2022

Një sasi e madhe  droge është sekuestruar këtë të martë në kufirin greko-shqiptar. Mediat greke bëjnë me dije se janë sekuestruar rreth 300 kg marijuanë në Igumenicë.

Droga është gjetur mes shkurreve në një zone që lidhet edhe me tokë edhe me det me Shqipërinë, konkretisht në vendin e quajtur Loridha Sajadhe në Igumenicë.

Janë sekuestruar 8 çanta që përmbanin 35 pako me peshë totale fikse 299 kg e 612 gram marijuanë.

Ndërkohë në lidhje me këtë sasi të kapur në kufi nuk është arrestuar asnjë person i dyshuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!