79 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

schedule18:13 - 27 Shtator, 2022

schedule 18:13 - 27 Shtator, 2022

Në 24 orëte  fundit në vend janë regjistruar 79 qytetarë të infektuar me koronavirus. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 808 testime të kryera, pozitivë për Covid-19 rezultuan 24 qytetarë në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Lezhë, Durrës, nga 4 qytetarë në Fier, Korçë, Devoll, Berat, 3 në Fushë Arrëz, nga 2 qytetarë në Pukë, Vlorë, Përmet, nga 1 qytetarë në Shkodër, Mirditë, Krujë, Kavajë, Dibër, Mat, Klos, Mallakastër, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë, Kuçovë.

Janë 514 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,817 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 79
Të shëruar në 24 orë 115
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 808

Testime totale 1,979,562
Raste pozitive 330,920
Raste të shëruara 326,817
Raste Aktive 514
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 253
Elbasan 52
Fier 42
Vlorë 37
Shkodër 28
Durrës 25

Dibër 20
Korçë 17
Lezhë 13
Gjirokastër 11
Berat 11
Kukës 5  /abcnews.al/