“Të rrisësh fëmijët me Beyonce”, rrëfimi i pazakontë i Jay Z

schedule19:31 - 28 Prill, 2021

schedule 19:31 - 28 Prill, 2021

Beyonce dhe Jay Z, janë një nga çiftet më të komentuar të shoëbiz-it, për këtë arsye daljet e tyre publike janë shumë të rralla.

Së fundmi, reperi ka dhënë një intervistë për “The Sunday Times” dhe ka rrëfyer gjithçka, nga marrëdhënien me Beyonce, mënyrën si po rrisin fëmijët dhe si e kanë përjetuar karantinimin.

“Në fillim ishte kohë për të gjithë ne që të shkëputeshim pak dhe të lidheshim vërtet, të përqendroheshim tek familja dhe të qenit së bashku dhe të merrnim kohë për të mësuar më shumë për njëri-tjetrin. Pastaj, pasi u mësuam, thamë ‘Ok, në rregull, kështu është normaliteti i ri?”, u shpreh Jay Z për karantinën.

Më tej, ai tha se e rëndësishme në rritjen e fëmijëve është që t’ju dhurohet dashuri dhe përkrahje. Jay Z u shpreh se fëmijët duhet lënë të lirë të zgjedhin rrugën e tyre dhe se gjithmonë do kenë mbështetjen e tij dhe të Beyonce.

“Thjesht sigurohuni që të krijoni një ambient të dashur, jini të vëmendshëm ndaj asaj që ata duan të jenë. Është e lehtë për ne, si qenie njerëzore, të dëshirojmë që fëmijët tanë të bëjnë gjëra të caktuara, por nuk e kemi idenë. Ne jemi vetëm udhëzues”, tha Jay Z./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!