Manchester City fiton trofeun e EFL Cup. Ekipi i Pep Guardiolës fitoi 1-0 kundër Tottenham në finalen e luajtur në “Wembley”. Goli i fitores erdhi tetë minuta përpara fundit të ndeshjes dhe atë e shënoi Aymeric Laporte.
No side has won the EFL Cup more times than Manchester City:
? 1970
? 1976
? 2014
? 2016
? 2018
? 2019
? 2020
? 2021Pep Guardiola is responsible for half of them. ? pic.twitter.com/1gqwZfaPR7
— Squawka Football (@Squawka) April 25, 2021
Mbrojtësi francez shfrytëzoi një kros të Kevin De Bruyne nga goditja e dënimit, kërceu më lart se kundërshtarët dhe dërgoi topin në rrjetë. Festë te “Cityzens”, që e fitojnë këtë trofe për herë të tetë në histori dhe për të katërtën herë radhazi.
Kupa e parë e fituar në këtë sezon për djemtë e Pep Guardiolës. Të mërkurën zhvillohet në Francë sfida e parë gjysmëfinale e Champions League, trofe që e City s’e ka fituar kurrë më parë. Përballë do të jetë PSG i Pochettinos. /abcnews.al