VIDEO/ Milani në avantazh, eurogoli i Calhanoglu mahnit edhe Ibrahimovic

schedule19:04 - 21 Prill, 2021

schedule 19:04 - 21 Prill, 2021

Zhbllokohet ndeshja Milan-Sassuolo. 30 minuta lojë kanë mjaftuar për të shijuar golin e parë në stadiumin “San Siro”.

Kuqezinjtë e Piolit kaluan në avantazh me anë të Hakan Calhanoglu. Realizim fantastik i fantazistit turk, i cili gjen golin e tretë sezonal në Serie A.

 

 

Calhanoglu mori një top nga belgu Saelemaekers dhe shfaqi gjithë klasin e tij me goditjen që përfundoi në trekëndëshin e Sassuolos.

 

Ibra duke duartrokitur

Një gol shumë i bukur, teksa nuk munguan duartrokitjet e Zlatan Ibrahimovic, i cili nuk është i gatshëm për Piolin në këtë ndeshje. /abcnews.al