76 vjet nga “Nakba”, mbi 15 mijë palestinezë u vranë dhe 750,000 palestinezë u zhvendosën me forcë

schedule11:46 - 15 Maj, 2024

schedule 11:46 - 15 Maj, 2024

Sot, mijëra palestinezë në mbarë botën shënojnë 76-vjetorin e Nakba, kur pothuajse 750,000 palestinezë u zhvendosën me forcë nga territori i tyre gjatë procesit të krijimit të shtetit të Izraelit në vitin 1948.

Autoriteti Palestinez ËAFA njoftoi se midis viteve 1947 dhe 1949, forcat hebreje pushtuan 78 për qind të Palestinës historike, shkatërruan rreth 530 qytete dhe fshatra dhe kryen rreth 70 masakra në të cilat u vranë 15,000 palestinezë.

“Nakba” është fjala arabe për katastrofën dhe ky përvjetor vjen në mes të luftës së Izraelit në Rripin e Gazës, ku sulmet izraelite kanë vrarë më shumë se 35,000 njerëz dhe 79,000 persona mbetën të plagosur,  sipas autoriteteve të enklavës.

Që nga 7 tetori 2023, Izraeli ka shkatërruar ose dëmtuar rëndë gjithsej 89.000 ndërtesa në Gaza, duke përfshirë 104 që i përkasin OKB-së.

Kostoja e luftës në Gaza, duke përfshirë dëmtimin e infrastrukturës, rrugëve, energjisë elektrike, rrjeteve të ujit dhe tokës bujqësore, vlerësohet në 30 miliardë dollarë.

Në Bregun Perëndimor, Izraeli shkatërroi pjesërisht ose plotësisht 659 ndërtesa dhe objekte në vitin 2023. Për më tepër, u dhanë urdhra për prishjen e 1.333 objekteve palestineze për shkak të mungesës së lejeve.

Gjithashtu, në vitin 2023, kolonët hebrenj dhe forcat izraelite kryen 12.161 sulme kundër palestinezëve dhe pronave të tyre, duke përfshirë 3.808 kundër pronave dhe objekteve fetare, 707 kundër tokave dhe burimeve natyrore dhe 7.646 kundër individëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!