Rekordmeni 75-vjeçar vendos rekord, shënon në debutimin e tij në Egjipt

schedule08:41 - 10 Mars, 2020

schedule 08:41 - 10 Mars, 2020

Dashuria për sportin nuk mbaron kurrë. Edhe pse vitet ikin, ajo vazhdon të jetë aty. Kjo i ka ndodhur dhe Ezzeldin Bahader, 75-vjeçarit nga Egjipti. Futbollisti i cili ende e vazhdon karrierën e tij, duhej të luante dy ndeshje të plota për tu futur në Librin e Rekordeve Guinness.

Bahader, i cili është babai i 4 fëmijëve dhe ka 6 nipër dhe mbesa, jo vetëm që po vendos rekord, por edhe shënoi në debutimin e tij. Sulmuesi luajti për 90 minuta edhe pse kishte një dëmtim në gju. Ai shënoi falë një penalltie dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë.

“Jam zyrtarisht futbollisti më i moshuar që ka shënuar një gol në një ndeshje zyrtare. Këtë e arrita vetëm në minutat e fundit të takimit, gjë të cilën nuk e kisha menduar se do të ndodhte. Isha i dëmtuar, por tani po punoj që të jem gati për ndeshjen tjetër dhe të luaj për 90 minuta”, deklaron egjiptiani. Ndeshja e tij e radhës është në 21 mars dhe nëse ai del me sukses, atëherë ai do të jetë zyrtarisht në Librin e Rekordeve Guinness. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!