Kthim pas në kohë. Tirana e Crvena Zvezda (Ylli i Kuq, ose Red Star në gjuhën angleze) përballen mes tyre më 25 gusht, prej orës 20:00. Për herë të parë dhe të fundit ishin ndeshur mes tyre në një miqësore, 75 vite më parë.
Tani luhet për kalimin në turin e tretë të kualifikueseve të Champions League dhe mbi një “Qemal Stafa” që ka marrë pamje dhe emër tjetër. “Air Albania Stadium” do të presë dy skuadrat, ndërkohë që te Tirana kanë zbuluar edhe foton e rrallë nga miqësorja e shumë viteve më parë.
“FC Red Star për herë të parë në vitin 1945 ka luajtur një miqësore me KF Tirana. Ndeshja është zhvilluar në Stadiumin ‘Qemal Stafa’. Përballja rikthehet sërish pas 75 vitesh! #forcatirona”, shkruhet në postimin e bërë nga klubi i Tiranës. /abcnews.al