7400 persona në çadra, Çuçi bën bilancin paraprak: Qeveria ka dhuruar 42 apartamente për të prekurit nga tërmeti

schedule13:38 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 13:38 - 11 Dhjetor, 2019

Bledi Çuçi, drejtues i operacionit të Emergjencës pas tërmetit të 26 nëntorit, ka dhënë detaje lidhur me gjithçka është bërë për përballimin e situatës.

Çuci tha se 23 familje që kanë humbur familjarët ose banesat janë pajisur tashmë me shtëpi nga shteti, ndërsa tha se rreth 7400 persona vijojnë të qëndrojnë në çadra.

‘Gjatë ktyre dy javëve u dhuruan nga qeveria 42 apartamente për banorët që i janë dëmtuar banesat. Deri tani 930 pacient janë trajtuar në spita ldhe të tjerë vazhdojnë të marrin ndihmë. Ju kemi kushtuar edhe vazhdojmë ti kushtojmë një emergjencë të përshtatshme edhe fëmijëve, 40 prej të cilëve marrin ndihmë nga ekspertët. Përsa i përket inerteve, do të depozitohen në Porto Romano në fazën e parë.

Banesat e rrezikshme janë të përfshira  në fazë ku prekin banorët. Në përbërje të këtyre grupe kemi inspektuar 500 inxhinierë vendas për të parë banesat e dëmtuara. 805 pallate dëmtime të lehtë 4500 banesa dëmtime të lehta’, tha Çuçi.

Faza e dytë, tha Çuci do të ketë në fokus vlerësimin e dëmeve dhe rindërtimin e banesave dhe institucioneve të dëmtuara./abcnews.al