Shumica e gjermanëve janë pro vaksinimit të detyrueshëm të të rriturve kundër Covid-19, dhe më shumë se gjysma janë pro bllokimit për të mbajtur në kontroll pandeminë. 73% e të anketuarve mendojnë se duhet të bëhet i detyrueshëm vaksinimi për qytetarët mbi 18 vjeç, ndërsa vetëm 24% mendojnë se vaksinimi duhet të jetë një zgjedhje e lirë.
Megjithatë, 55% janë kundër mbylljes së shkollave dhe 41% pro mësimit online.
Gjermania ka regjistruar 8,140,446 raste dhe 116,610 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al