Të paktën 7,000 persona pjesë e personelit shëndetësor në të gjithë botën kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Numri më i lartë është regjistruar në Meksikë, me të paktën 1,320 punonjës, ndjekur nga SHBA me 1,077, Mbretëria e Bashkuar me 649 dhe Brazili me 634, shkruan BBC.
Ndërkohë një rritje alarmante është vënë re në Afrikën e Jugut , ku janë regjistruar 240 viktima dhe në Indi 573 humbje jete.
Kreu i Drejtësisë Ekonomike dhe Sociale në “Amnety International” e ka vlerësuar shqetësuese situatën, ndërsa shprehet: “Më shumë se 7 mijë njerëz të personelit shëndetësor humbën jetën, ndërsa u përpoqën të shpëtojnë jetën e qytetarëve të tjerë. Kjo është një krizë. Çdo punonjës shëndetësor ka të drejtë të jetë i sigurt në punë dhe është një skandal që po paguajnë një “çmim” të tillë”, tha më tej ai.
/abcnews.al/