Ndërsa lufta në Ukrainë futet në javën e gjashtë, pamje të të atyre që duken se janë varre masive në Chernihiv janë publikuar në media.
Të paktën 700 persona janë vrarë në qytetin verior të vendit. Lajmin e bën të ditur një deputete ukrainase Lesia Vasylenko, e cila ndau në llogarinë e saj në Tëitter edhe disa foto nga varreza masive.
Mass graves in #Chernihiv. 700 killed. Seems like each discovery is worse than the previous one pic.twitter.com/49qRj5VSX5
— Lesia Vasylenko (@lesiavasylenko) April 8, 2022
Ndërkohë, hetuesit mjeko-ligjorë filluan të zhvarrosnin një varr masiv në qytetin ukrainas Bucha sot.
Muajin e kaluar, kryetari i bashkisë së Chernihiv-it, Vladyslav Atroshenko, tha se banorët e qytetit mbetën të bllokuar pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë ndërsa forcat ruse rrethuan rajonin. /abcnews.al/