Shkëndija e Tetovës pritet të pësojë ndryshime në janar. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se në klubin kuqezi po mendojnë të ndërpresin kontratën me një nga lojtarët e mesfushës, 29-vjeçarin Zeni Husmani.
I afruar në verë, ai ka luajtur në 6 ndeshje si titullar këtë kampionat. Paga e tij është e konsiderueshme dhe duhet që drejtuesit e Shkëndijës të gjejnë gjuhën e përbashkët për të shkëputur kontratën me mesfushorin.

BEJTULLAI – Mbrojtësi i Maqedonisë së Veriut del lojtar i lirë nga Shkëndijë dhe sikurse raporton së fundmi “SportMedia.mk ai ka një ofertë nga Kina, prej së cilës mund të përfitojë 700 mijë euro në vit. Tunduese, por dëshira e Egzon Bejtullai është të qëndrojë në Europë.
Thuhet se veç Trabzonspor, janë edhe dy klube turke të tjerë që interesohen për shërbimet e tij. Gjithashtu ai ka dy propozime nga Polonia dhe një nga Hungaria. Edhe Shkëndija ia ka bërë ofertën e vet Bejtullait dhe së shpejti ai pritet të vendosë për të ardhmen e tij. /abcnews.al


